Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFANTASTIKE/ Revista e njohur franceze shkrim special për xhudon shkodrane dhe familjen...

FANTASTIKE/ Revista e njohur franceze shkrim special për xhudon shkodrane dhe familjen Shkoza

Një lajm fantastik për xhudon shkodrane dhe atë shqiptare. Revista e njohur franceze “L’espirit du judo” i ka kushtuar një artikull të veçantë ekipit të Vllaznisë dhe mjeshtrit Anton Shkoza. Dhe jo pak, por kjo revistë i ka kushtuar plot 5 faqe historisë së këtij ekipi, duke nisur nga fillimet e tij dhe deri më sot.

Artikulli quhet “Misioni i Shkozës” dhe në të ndër të tjera shkruhet: “Historia e xhudos shqiptare e cila sot ka vetëm rreth 10 ekipe, e di se mund të mbështetet tek kështjella e saj e palëkudur, Shoqata “Judo Vllaznia”, në rrethin e Shkodrës. Atje filloi gjithçka në fillimin e viteve ’90”.

Autori i këtij shkrimi është Antoine Frandeboeuf i cili ndahet gjerësisht tek figura e mjeshtrit të këtij sporti- Anton Shkoza, por edhe fëmijëve të tij, sportistë dhe trajnerë të shkëlqyer, Aurora, Luigji dhe Xhovani.

Secili prej tyre ka rrëfyer historinë personale, por edhe pasion të cilin mundohen ta transmetojnë tek brezat e rinj dhe padyshim që historia e këtij ekipi është shumë e veçantë. Dhe kjo ka magjepsur edhe gazetarin francez në vizitën e tij në Vau- Dejës, aty ku e ka qendrën ky ekip.

Ky shkrim i revistës franceze po ashtu është edhe një promovim shumë i mirë që i bëhet Shqipërisë dhe këtë e bën më së miri edhe sporti dhe konkretisht xhudoja përmes “Misionit të Shkozës”.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments