Sportisti nga Hoti i Malesise se Madhe Dorian Dokaj mbremjen e djeshme ka arritur nje fitore shume te rendesishme ndaj amerikanit Nick Klein ne ndeshjen e luajtur në “Central Arena” të Torontos dhe e vlefshme per titullin kampion ne sportin e MMA-se. Kjo ka qene ndeshja me e rendesishme ne karrieren e deritanishme te tij dhe si rrjedhoje Doriani e kishte vlereuar maksimalisht.

Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Dokaj ka treguar klasin e tij duke e detyruar kundershtarin te pranoje humbjen me TKO ne raundin e trete te ndeshjes. Nje dominim absolut i shqiptarit ne dy raundet e para dhe si rrjedhoje ka ardhur edhe triumfi ne te tretin duke e detyruar kundershtarin te pranoje humbjen.

Dhe ne fundin e ndeshjes, ashtu siç ka bere gjithnje ky sportist, i ka pershendetur te gjithe te pranishem ne pallatin e sportit edhe ne shpip ne shenje falenderimi per mbeshtetjen e madhe qe i kane dhene gjate te gjithe ndeshjes.

Dhe ne fakt “Central Arena” ka qene e mbushur me se shumti me shqiptare te cilet jane ndjere vertete krenare me menyren si boksoi bashkeatdhetari i tyre dhe ne fund padyshim qe kane gezuar te gjithe sebashku.

Gjate 4 viteve qe ndodhet ne Kanada, Dorian Dokaj ka zhvilluar gjithsej 10 ndeshje si MMA fighter ku 9 i ka fituar me Knock-out, duke treguar ne kete menyre nje nivel te larte dhe ne te ardhshmen padyshim qe do ta shohim edhe me lart duke konkurruar edhe per trofe me te rendesishem.
Gjergj KOLA