Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci, ka ndjekur nga afer ndeshjen e vlefshme per Champions League te vajzave te Vllaznise te zhvilluar ne stadiumin “Loro Borici”.
Madje, numri 1 i qytetit ka qene para ndeshjes edhe ne dhomat e zhveshjes se ekipit duke inkurajuar vajzat per suksesin ne kete ndeshje te tyre te rradhes ne arenen europiane.
Nderkohe pas fitores 4-2 ndaj kampiones se Kosoves, ai ka pergezuar futbolliste kuqeblu per suksesin e arritur ne ndeshjen e pare perballe Hajvalise se Kosoves.
Postimi :
Emocione të bukura sonte në stadiumin “Loro Boriçi”.Fantastike vajzat! Para Vllaznia!