Ish- trajneri i njohur Faruk Sejdini ka dhene se fundmi nje interviste per median e shkruar ku ka folur gjere e gjate per konkurrencen ne Superlige dhe shanset e skuadrave per titullin kampion. Sipas tij, shanset me te medha per t’u shpallur kampion i kane Egnatia dhe Vllaznia, nderkohe qe eshte ndalur edhe tek ish- skuadra e tij, Dinamo, te ciles i ka dhene shanse per te qene ne katershe.

“Per mendimin time Egnatia eshte skuadra me e mire e ketij kampionati ne te gjithe komponentet. Por me duket si nje solucion i ngopur. Me duket sikur e ka arritur ate piken me te larte te kurbes se saj dhe tani ka filluar te renien e lire. Ka qene deri ne 11 pike perpara dhe tani eshte vetem 2 pike perpara vendit te dyte.

Por nderkohe une mendoj se Vllaznia eshte rreziku kryesor per Egnatian. Ajo ka treguar me shume stabilitet ne gjithe keto jave. E ka nisur nga poshte dhe ka ardhur ne rritje. Tani, ate qe me perpara Vllaznia e shihte si nje enderr, e sheh si nje realitet te prekshem. Ka mundesi reale per ta fituar titullin.

Fakti qe ndeshjet e “Final 4″ do zhvillohen ne Tirane, e penalizon shume Vllaznine sepse nuk do te kene prane aq shume tifoze sa do te kishin ne stadiumin e tyre. Sa i takon Partizanit e Tiranes nuk i perjashtoj nga gara e titullit, por nuk jane favorite, te pakten ne kete moment”.