Pasditen e sotme Vllaznia do te luaje ndaj Teutes ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Nje takim qe pritet me interes te madh ne kampin shkodran teksa te gjithe besojne tek suksesi dhe kalimi ne finale.
Ne prag te nisjes per ne Tirane, ka dale para gazetareve qendra e ketij ekipi Herion Faslija i cili ne prononcimin e tij eshte shprehur optimist per nje sukse ne kete takim.
“Kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme megjithate ne besojme se mund t’ia dalim. Kemi luajtur si te barabarte me keto ekipe nderkohe qe tashme jemi pergatitur maksimalisht per te qene ne finale te ketij kompeticioni sepse duam ta fitojme kete trofe.
Prania e tifozeve tane padyshim qe do te jete diçka plus sepse ata jane nje mbeshtetje e madhe per ekipin dhe besoj se te gjithe sebashku do ia dalim te fitojme.
Jemi detyruar te ndryshojme tre here menyren te luajturit sipas trajnereve qe kane punuar me ne, nderkohe qe tashme jemi duke u stervitur fort dhe gjendja e ekipit duket shume e mire dhe ne rradhet e te gjitheve ka besim se mund t’ia dalim te jemi ne finale neser”- ka thene shtatelarti i kuqebluve.
www.shkodrasport.com