Nje nga lojtaret me stabel ne formacionin e Vllaznise se ketij sezoni padyshim qe ka qene amerikani Collin Voos. Ai ne shume ndeshje eshte kthyer ne pike referimi per lojen e skuadres nderkohe qe ne prag te takimit te sotem me Teuten ai ka folur jo vetem per te, por edhe per nivelin e basketbollit shqiptar por edhe per deshiren per te fituar trofe ketu.

“E vertete eshte qe ne dy ndeshjet e meparshme jemi mundur nga Teuta por gjerat tek Vllaznia kane ndryshuar tashme dhe ekipi eshte me i forte, prandaj dhe besojme tek suksesi ne kete ndeshje.

Mendoj se niveli i kampionatit shqiptar eshte i kenaqshem por ka nje problem sepse duhet te kete me shume ekipe rivalizuese dhe jo vetem Vllaznia, Teuta dhe Goga Basket. Nese numri i tyre do te ishte me i madh, edhe konkurrenca do te rritej dhe po ashtu edhe niveli i gares.

Une kam ardhur ne Shqiperi me idete e qarta per te fituar trofe. Per fat te keq ne ekipet e meparshme ku kam luajtur, si ne kampionatet e kolegjeve ne Amerike dhe po ashtu edhe ne vende te tjera, nuk kam patur shansin te fitoje trofe, prandaj do te isha i lumtur nese do ta realizoja me Vllaznine”- ka thene amerikani shtatelarte i kuqebluve.
www.shkodrasport.com