Gjashtë pikë në fazën e parë, nëntë pikë në fazën e dytë dhe plot 15 pikë në të tretën.

Kjo po që është ecuri ashtu si duhet në fazën e parafundit të kampionatit nga ekipi i Vllaznisë.

Ndryshimet tek ai vërehen kudo por më së shumti, më e rëndësishme është ecuria me pikë.

Duke iu referuar fazës që sapo u mbyll, kuqeblutë renditen në vendin e katërt për pikët e grumbulluara në këtë fazë.

Në të parin është Skënderbeu me 20 pikë të grumbulluara, në të dytin Kukësi me 19 ndërsa në të tretin është Luftëtari me 17 pikë.

Vllaznia është e katërta me 15 pikë, po aq sa edhe Partizani. Padyshim që një ecuri e tillë tregon rritjen e kuqebluve por padyshim që kjo nuk mjafton.

Atyre u duhen sëpaku edhe 12-13 pikë për të siguruar qëndrimin në Superligë.
© shkodrasport.com