Vllaznia është një skuadër që për fat të keq ka pësuar shumë në këto 12-javë. Në fakt, problemin e golave e ka vendosur në dukje më herët edhe vetë trajneri Mirel Josa, me skuadrën që është e papërqëndruar në disa situta loje.

“Shkodra Sport” u ka bërë edhe një “skaner” shifrave në këto 12-javë dhe sipas të dhënave del që në total gjatë këtyre javëve kampionat, kuqeblutë e kanë nxjerrë topin nga rrjeta plot 12-herë nga golat e kundërshtarëve. Në fakt, kjo duket se është edhe pika më e dobët e ekipit të Josës, pikërisht mbrojtja.

Nga ana tjetër, poashtu mungon efikasiteti në sulm për sa u përket golave të shënuar. Vllaznia dhe trajneri Josa i kanë të qarta pikat e tyre të dobëta, që do të mundohen këtë periudhë pushimi të punojnë më shumë edhe në këtë aspekt, në mënyrë që të mos pësojnë më kaq shumë gola.

Në përgjithësi, Vllaznia ka pësuar shumë gola këtë sezon, plot 12 në 12-javë, mesatarisht një gol për ndeshje, ç’ka tregon se kanë pasur jo pak probleme në këtë repart. Kjo do të thotë se Josa do të punojë këtë periudhë me skuadrën për golat e pësuar në tërësi, sepse janë mbrojtja e tretë më e dobët e kampionatit, pas Teutës së vendit të fundit dhe Kukësit të vendit të tetë.
Maringlen ZHIVANI