Është ajo që të gjithë e panë në fushë apo para televizorit. Ky përqafim i gjatë mes Olivie Zhirusë dhe Kilië Mbapesë pas golit të dytë të sulmuesit të Milanit me kokë kundër Australisë (4-1, e martë), i shërbyer mirë nga një krosim i shijshëm i parisienit. 36- vjeçari madje e mbështeti festën e tij duke i dhënë një puthje në qafë mikut të tij më të vogël 23-vjeçar.

Në mes të paketës, Osman Dembelé, Teo Hernandez dhe Benzhamë Pavar dukeshin sikur nuk ekzistonin. Gjatë gjithë takimit, buzëqeshjet mes dyshes sulmuese u ndanë po aq sa shkëmbimet, një-dy apo devijimet në terren, me Antuine Grizmanin si mbles. Zhiru i detyrohet një pjese të madhe të rekordit të barazuar, pikërisht Kiliës. Sigurisht 51 gola janë shënuar në 12 vite kombëtare, por këta të fundit po peshojnë më shumë sepse vlejnë për historinë.

DHOMAT DHE STËRVITJA E AFËRT – Dhe pastaj është ajo që ndodh prapa kuintave. Që nga fillimi i grumbullimit të bluve, më 14 nëntor, dy lojtarët, të ndarë thuajse nga një brez, nuk kanë reshtur së qeni së bashku dhe vijojnë të ndajnë momente. Nga vaktet në të njëjtën tavolinë në qendrën e grumbullimit të Al-Mesilas deri tek ushtrimet e para në stërvitje ku shfaqen si dyshe në stërvitje.

Edhe në fushën e stadiumit Al-Sad, para Australisë, Zhiru dhe Mbape bënë nxehje krah për krah. E njëjta gjë edhe në hotel ku dhomat e tyre janë ngjitur njëra-tjetrës. Të dy nuk i mbingarkojnë skenat. Që nga tensionet e “Euro 2021” ata duket se janë sqaruar dhe nuk kanë më nevojë të shtiren. Edhe jashtë kamerave, ata janë po aq të lumtur për një gjest të këndshëm nga tjetri.

PA “TOP TË ARTË” – Ky bashkëpunim, në fakt, ishte i dukshëm që ndaj Austrisë (2- 0), në fund të shtatorit, në “Stade de France”. Olivie Zhiru kishte gjetur Mbapenë në pasim për golin e parë. Në fund të takimit, parisieni kishte thurur elozhe për lojtarin e Milanit e për t’u kthyer një “resto” vendimtar para mikrofonave të mediave.

Asokohe trajneri Didie Deshamps e priti mirë komentin. Lidhur me Kilië, është gjithmonë bukur të dëgjosh lëvdata për partnerët e tij dhe është mirë për të ardhmen”, pati deklaruar kampioni italian pas asaj sfide. Dëmtimi e Benzemasë shërbeu si përshpejtues i marrëveshjes së re mes Zhirusë dhe Mbapesë.

Në Kupën e Botës 2018, kjo marrëveshje ishte shumë më pak e dukshme, ndërsa këtë herë sulmuesi i Milanit dhe ai i PSGsë janë më të prirur për të vozitur në të njëjtin drejtim. Në këto nivele egot ende ekzistojnë, por të dy kanë arritur t’i kapërcejnë ato për të mirën e përbashkët. Kjo osmozë e re e bën atmosferën shumë më të lehtë se në “Euro 2021”, aq më tepër që Mbape preferon një pykë fikse si kolegu 36-vjeçar dhe jo një si Benzema që vepron në të gjithë frontin.