Pas ngjarjeve të verës në merkato, marrëdhëniet mes Empolit dhe Fiorentinës kanë mbetur disi të tensionuara, ku me tratativat për Parisin apo edhe Bajramin, nuk u arrit asnjë akord mes palëve.

Mesfushori i Kombëtares e kërkon disi largimin nga Empoli për t’u ngjitur një shkallë më lart në karrierën e tij, por deri tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

“Corriere dello Sport” zbulon një prapaskenë në lidhje me tensionin mes klubeve.

Gjithçka bëhet për zgjedhjet e LIGËS dhe Komisos nuk i pëlqen kandidatura e Rebeka Korsit të Empolit si këshilltare.

Por nuk përjashtohet mundësia që tensionet të zbuten kur të flitet për transferimin e Bajramit te Fiore.