Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht datat e reja për merkaton e transferimeve.

Sesioni i lëvizjeve të lojtarëve do jetë nga 1 shtatori deri më 5 tetor 2020 dhe nga 4 janari deri më 1 shkurt 2021.

Ky vendim është konfirmuar në një deklaratë zyrtare nga Federate Italiane.

Sezoni u shty nga pandemia e Koronavirusit dhe për rrjedhojë u shtynë edhe transferimet.

Klubet do kenë mundësi të regjistrojnë lojtarë nga 1 shtatori deri më 5 tetor, me orën 20:00 ku do mbyllet gjithçka.