Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se më në fund po vënë theksin e duhur te organizimi i futbollit të moshave. Në vitet e fundit kemi pasur një shterpësi talentesh që furnizonin ekipet kombëtare, e për pasojë edhe cilësia nuk është ajo që pritet.

Nisur nga këto rrethana, por edhe për t’i dhënë hov futbollit të moshave, FSHF ka krijuar Ligën Kombëtare për grupmoshat nën 15 vjeç. Liga do të ndahet në dy grupe:

Grupi A

1.Partizani

2.Kukësi

3.Akademia e Futbollit

4.Internacional Tirana

5.Brians Lezhë

6.Shënkolli

7.Football Republic

8.Laçi

9.Tirana

10.Vllaznia

Grupi B

1.Besa

2.Elbasani

3.Bylis

4.Teuta

5.Tomori

6.Apolonia

7.Flamurtari

8.Luftëtari

9.Pepa Elbasan

10.Skënderbeu