Koronavirusi ka pezulluar gjithçka në një kohë të pacaktuar dhe UEFA ka detyrën e vështirë të organizojë mbylljen e sezonit të të gjitha aktiviteteve futbollistike në Europë.
Ditën e sotme është zhvilluar një mbledhje me 55 Federatat e kontinentit për të caktuar një afat mbi mbylljen e sezonit dhe gjithashtu edhe shtyrjen e një sërë aktivitetesh të planifikuar të ndodhnin së shpejti.
UEFA ka vendosur që të gjitha Federatat do të kenë dorë të lirë në krijimin e formulës së mbylljes së sezonit, por do të duhet të kenë mbyllur gjithçka brenda datës 3 gusht.
Kështu me një “para llogaritje” të thjeshtë, do të duhet të fillohet të luhet futboll maksimumi në fund të qershorit. /vipsport/