Janë mbyllur ndeshjet e javës së 25 në Superiore, ku nuk munguan emocionet dhe ndeshjet deçisive. Tirana është me një dorë tek titulli, me ekipin e Orges Shehit që fituan “Klasiken” e futbollit shqiptar.

Bardheblutë mundën Vllazninë në Shkodër me përmbysje dhe thellojnë distancën me 10 pikë nga Laçi. Kurbinasit janë në vendin e dytë, ku këtë javë morën një rezultat negativ në luftën për titull pasi barazuan pa gola përballë Skënderbeut.

Një tjetër barazim suprizues ishte ai i Partizanit me të besuarit e Dritan Mehmetit që u ndalën në “Elbasan Arena” nga Egnatia në shifrat 2-2. Një ndeshje që mund ta kishin humbur pasi barazimi erdhi në minutat e fundit.

Kukësi del nga kriza me verilindorët që mundën 0-2 në transfertë Dinamon. Kryeqytetasit nga ana tjetër zhyten në renditje dhe klasifikimi vë në panik për një qëndrim në elitë.

Kastrioti ka marrë një fytyrë tjetër që pas ardhjes së trajnerit Emiljano Çela, me krutanët që mundën 0-1 kampionët në fuqi të Teutës.

Më poshtë keni rezultatet e ndeshjeve.

E SHTUNË 12 MARS

PARTIZANI-EGNATIA 2-2

61’, 90’ Zhunior/ 24’ Shyti, 89’ Shtubina

VLLAZNIA-TIRANA 1-2

7’ Aralica/ 43’ Ismajlgeci, 70’ Hoti

E DIELË 13 MARS

DINAMO-KUKËSI 0-2

17’ Prodani (autogol), 55’ Milunoviç

LAÇI-SKËNDERBEU 0-0

TEUTA-KASTRIOTI 0-1

42’ Kaina