Kastrioti ia ka dalë të marrë një fitore jetike në Shkodër me Teutën, duke e mundur 0-1. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Kaina. Sulmuesi përfitoi mjaft mirë nga një rrëmujë në zonë, duke shënuar me portën e boshatisur në minutën e 42-të.

Takimi kishte një ritëm tejet të ulët, me të dyja skuadrat që kishin frikë të dilnin përpara. Goditjet në portë ishin me pikatore, në një sfidë për plot me gabime.

Krutanët shkojnë kështu në kuotën e 25 pikë-ve dhe lënë zonën e ftohtë, duke u renditet në vendin e shtatë. Durrsakët janë të gjashtët me 28 pikë.

Gjykon: Olsion Yzeiraj

Teuta (4-3-3): Qirko; Idrizi, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli; Beqja, Aleksi, Daja; Vila, Hyka, Hebaj.

Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Husein, Selmani, Rami; Karakaçi, Okebugu; Greca, Hasani, Zogaj; Kaina.