Java e 25-të e Abissnet Superiore përfundoi me ndeshjen Teuta-Kastrioti. Takimi u mbyll 0-1, teksa sfida u vendos nga Kaina. Një nga më të mirët në Loro Boriçi ishte Edon Hasani i krutanëve, i cili u zgjodh si lojtari i ndeshjes. Futbollisti dha një prenoncim për Gol pas Goli, ku u shpreh tejet i lumtur.

“Dëmtimi- Pata një kontraktim. Nuk desha të rrezikoj. Shpresoj që të jem gati për Partizanin.

Ekipi- Ne do i marrim ndeshjet me radhë. Trajneri po punon shumë mirë. Kjo po na jep shumë besim. Po luajmë me të njëjtën mënyrë siç luajmë në shtëpi.

Ndryshimet e pozicionit- Janë vendimet e trajnerit. Për mua është njësoj. Rëndësi ka që të fitojmë.

Kam ardhur te Kastrioti dhe kemi një detyrë që të shpëtojmë këtë ekip. Për mua është e njëjtë ndjesia si të fitojmë titullin, si të mos biem nga Kategoria.

Ne kishim 3 shkodranë, ata kishin vetëm Hebaj. Na motivoi Loro Boriçi. Fusha ishte e keqe, pasi është luajtur edhe dje aty” – tha ai.