Ka vite qe eshte larguar nga futbolli megjithate vazhdon te jete gjithnje ne qender te vemendjes. E kemi fjalen per sulmuesin brazilian RONALDO LUIZ NAZARIO DA LIMA qe ndryshe njihet si “Fenomeni”.

Ai ka dhene nje interviste ditet e fundit ku ka bere ndryshimin mes futbollit te sotem dhe atij te kohes se tij duke bere edhe disa batuta shume te bukura teksa eshte shprehur:

“Brezi im stërvitej shumë keq! Nuk punohej mbi karakteristikat e futbollistëve. Unë skisha lidhje me ushtrimet e forcës, vrapimet e gjata, sepse kisha sprintet armët e mia.

Bëja 10, doja të arrija 15 ose 20 brenda një ndeshje por trajneri nuk shfrytëzonte këto karakteristika të mia… Që kur isha i vogël e kuptova se isha më i shpejtë se të tjerët.

Futbolli ka ndryshuar. A e mbani mend Premier League? Skandal! Topa të gjatë dhe vetëm grushte e shqelma. Ishte koha kur në Serie A çdo ekip kishte nga 3 kampionë në ekip dhe mund të fitonte gjithçka. Kishte mbrojtës që të ndiqnin mbrapa edhe kur pije ujë si Vierchowod…

Por, ne na mungonte profesionalizmi i duhur. Shikoni Messin, Ronaldon! Flenë mirë, ushqehen mirë. Kurse ne e kishim mendjen për futboll dhe diskoteka në mbrëmje…”