Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFerhan Hasani: U largova nga Partizani prej Ilir Dajës

Ferhan Hasani: U largova nga Partizani prej Ilir Dajës

Ferhan Hasani ka reaguar për herë të parë pas largimit nga Partizani. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” mesfushori 31-vjeçar nga Tetova ka deklaruar se e ka kërkuar ai largimin dhe se arsyeja ka qenë trajneri i të kuqve, Ilir Daja.

“Nuk jam më lojtar i Partizanit dhe dua të falënderoj drejtuesit, por edhe tifozët. Për fat të keq ne luajtëm pa tifozë gjatë kohës që unë isha në Shqipëri, por e kam ndjerë mbështetjen e tyre.

Vendimi për t’u larguar nga Partizani ishte i imi. Arsyeja është që nuk kisha më hapësira. Ilir Daja nuk më konsideronte pjesë të formacionit.

Natyrisht, unë jam profesionist dhe i respektoj zgjedhjet e trajnerit, por ama e di edhe vetë se nuk jam lojtar për të luajtur nga 7 apo 10 minuta. Arsyeja ishte trajneri”, ka deklaruar ndër të tjera Ferhan Hasani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments