Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi është i mendimit se ekipi shkodran duhet përforcuar për ndeshjet e Kupave të Europës. Numri një i shkodranëve, ka folur në një intervistë për mediat për skuadrën e Vllaznisë dhe objektivat e skuadrës për të ardhmen, teksa u ndal tek Kupat e Europës kryesisht.

Xhaferi u premtoi tifozëve një paraqitje sa më dinjitoze, teksa u shpreh se pretendimet janë të mëdha. Ndër të tjera, ai theksoi mundësinë e një riformatimi të ekipit.

“Për Kupat e Europës i premtojmë tifozëve një paraqitje sa më dinjitoze dhe sigurisht që kemi pretendime, por duhet punuar, sepse duhet përforcuar skuadra. Duhet bërë riformatimi tani. Kemi shumë punë përpara”,-tha presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Dhe ne fakt puna ka nisur. Ndonese per lojtaret keto jane dite pushimi, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit po punojne intensivisht per te forcuar skuadren me lojtaret e duhur ne menyre qe te kete nje performance sa me te mire jo vetem ne Kupat e Europes por edhe ne sezonin e ardhshem te futbollit shqiptar.
Maringlen ZHIVANI