Armando Sadiku u transferua te skuadra e Malagës në formë huazimi, mbrëmjen e djeshme, duke nisur një aventurë të re në ligën e dytë spanjolle.

Kjo lëvizje e sulmuesit shqiptar, ka ngjallur interesin e mediave polaku, të cilat nuk kanë nguruar të pasqyrojnë këtë transferim.

“Ferrari u parku, Sadiku zbaroi te Malaga”, shkruan portali polak “Trasfery.info”. Një lajm disi ironik, pasi kujtojmë që epiteti “Ferrari”, sulmuesit iu vendos gjatë kohës që u transferua te Legia e Varshavës. Aventura e tij te kjo skuadër ishte tërësisht për t’u harruar.