Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFestë në familjen "Martini", Edi sot feston 44 vjetorin e lindjes

Festë në familjen “Martini”, Edi sot feston 44 vjetorin e lindjes

Një vit i nisur me festë për të gjithë shqiptarët por edhe më gjerë. Ndërrimi i viteve i ka bërë të gjithë të festojnë por dita e sotme do të jetë e veçantë për familjen Martini.

Pjestari i saj- Edi, feston ditëlindjen. Sot ai mbush 44 vjeç dhe padyshim që këtë ditë ish- futbollisti dhe ish-trajneri i mirënjohur i Vllaznisë do ta festojë ashtu siç di ai.

Kuptohet që nuk do t’i mungojnë edhe urimet sepse kemi të bëjmë me një figurë shumë popullore dhe të dashur për të gjithë. Me klasin e tij të lartë si futbollist, ka fituar duartrokitjet jo vetëm të tifozëve të Vllaznisë por edhe të mbarë vendit.

Gazeta “Shkodra Sport” me këtë rast i uron Edi Martinit edhe 100 vite të tjera të lumtura!
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments