Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEFestë në Pukë, Tërbuni mund Vllazninë B dhe ngjitet në kategorinë e...

Festë në Pukë, Tërbuni mund Vllazninë B dhe ngjitet në kategorinë e parë

Pukjanët rikthehen sërish aty ku u takon të jenë: në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ato kanë fituar në ndeshjen e fundit të luajtur në fushën e tyre për këtë sezon, teksa kanë mundur Vllaznia B me rezultatin e ngushtë 1-0.

Saliaj ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 42-të, një gol që padiskutim ka entuziasmuar tifozët e shumtë pukjanë që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Ismail Xhemali”.

“Vllaznia B” ndonëse në rradhët e saj luanin edhe disa futbollistë të ekipit të parë, është përpjekur të bëjë lojën e saj dhe ka patur edhe raste, por nuk ia ka dalë dot të shënojë. Perfundimisht 1-0 per Terbunin.

Tërbuni në këtë mënyrë, me këtë fitore ka siguruar edhe matematisht ngjitjen një kategori më lart një javë para fundit të kampionatit.

Një sukses i merituar ky i kësaj skuadre i cili ka bërë një sezon shumë të mirë dhe prandaj sezonin e ardhshëm do të jetë një kategori më lart, aty ku ndoshta ndoshta një sezon më parë ra pa e merituar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments