Sulmuesi i Totenhem, Lukas Moura kishte vendosur të organizonte një festë në shtëpinë e tij për mbrëmjen e Krishtlindjeve ku kishte ftuar miqtë më të ngushtë. Argëtimi ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë të keqe.
Por, ata që u kthyen në shqetësuese ishin fishekzjarret e hedhura nga Moura dhe miqtë e tij në orën dy të mëngjesit. Braziliani ka alarmuar të gjithë lagjen, megjithatë së fundmi ka kërkuar falje për shqetësimin e fqinjëve të tij. “Sinqerisht i kërkoj falje kujtdo që u ndje i shqetësuar, për shkak të fishekzjarrëve pas mesnate.
I di përgjegjësitë e mia si futbollist por në ditën tjetër nuk kishim stërvitje në mëngjes, por vonë pasdite”, tha Moura. Sulmuesi ishte në fushë më datë 26 dhjetor, teksa u aktivizua për 76 minuta nga Murinjo në fitoren e Totenhem ndaj Brajton. /VipSport/