Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFestë te Skënderbeu, miratimi i FIFA-s është çështje orësh

Festë te Skënderbeu, miratimi i FIFA-s është çështje orësh

Skënderbeu gjen më në fund zgjidhjen për të zhbllokuar merkaton. Është çështje ditësh që FIFA të japë OK-in final dhe klubi të fitojë zyrtarisht të drejtën për të bërë federimet e lojtarëve që kanë afruar dhe prezantimin e tyre.

Gjithçka do të marrë jetë me shumë gjasë brenda kësaj jave, fill pasi kur korçarët të depozitojnë në FSHF dhe FIFA paktin e arritur me ish-lojtarët që janë ende të pashlyer nga bardhekuqtë për sezonet e kaluara.

Në momentin që në emailin e institucionit më të lartë të futbollit botëror do të shkojë konfirmimi dypalësh se ka një marrëveshje, atëherë do të zhbllokohet edhe sistemi i transferimit të lojtarëve.

Burime të sigurta thanë për “Panorama Sport” se Skënderbeu me ndërmjetësime të vazhdueshme, ka arritur të bindë futbollistët për borxhet e prapambetura që të gjejnë një akord.

Ata e kishin çuar në FIFA çështjen pasi nuk kishin gjetur zgjidhje në shkallë të tjera për shkak të rrogave të pashlyera. Drejtuesit kanë rënë dakord që detyrimet e vjetra t’i japin me këste, gjë që nuk do të rëndonte as financat e klubit.

Këta të fundit kanë dhënë garanci se do të respektojnë marrëveshjen, e cila është mirëpritur edhe nga vetë futbollistët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments