Tekniku i matianëve Samuel Nikaj shprehet për tirananwes.al se Burreli ka ngritur një skuadër dinjitoze për t’u ngjitur një kategori më lart. Ai thotë se të gjithë lojtarët sëbashku furmojnë në “ansambël” të vërtetë. Duke përmendur me radhë të gjithë lojtarët që kanë nënshkruar kontratë me Burrelin Nikaj deklaron:

“Kemi ndërtuar një ekip ku ndërthuret mjaft mirë eksperienca me disa lojtarë të rinj të talentuar. Porta jep siguri me Mirakën që ka shumë eksperiencë dhe Kocën që është një portier i ri me shumë të ardhme, por dhe “veterani” Lleshaj në çdo rast eventual mund të jetë një zgjidhje normale për katërkëndëshin e Burrelit.

Në mbrojtje eksperiencës së njohur të Danajt dhe Sefgjinit i bashkohet një grup lojtarësh që duan të promovohen në elitë siç janë Beci, Dodaj, Hasa dhe Degjonaj, të cilët komplektojnë më së miri mbrojtjen matiane. Në mesfushë shtylla kryesore do të jetë Zefi që do të mbështetët nga lojtarët energjikë Stana, Zuna dhe Panavija.

Në vijën e sulmit nga krahët Vecaj, Dyca e Rexhepi, janë lojtarë triblues të paparashikueshëm, shumë cilësore, ndërsa për qendrën e sulmit do të ketë shumë konkurencë pasi eksperiencës së Rraboshtës do t’i bashkohet talenti Kurbneshi dhe Takahares si dhe forca fizike e Tomës.

Skuadrën tonë e kompletojnë dhe të rinjtë premtues si Mallunxa, Farrucku dhe Sula. Ky do të jetë grupi i lojtarëve që do të tentojnë të shkruajnë historinë e re të Burrelit, duke e ngjitur ekipin në Superiore”