Marash Kumbulla e ka nisur aventurën e tij si pjesë e skuadrës së Romës me një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Juventusit, duke luajtur nga minuta e parë në prapavijën me tre që ka ideuar trajneri Paulo Fonseka.

Barazimi 2-2 bëri që kjo oaraqitje të cilësohej pozitive, nga mediat, e sidomos nga trajneri i cili e ka kërkuar me ngulm mbrojtësin shqiptar duke mposhtur konkurrencën e klubeve si Lacio e Interi.

Në konferencën për shtyp pas sfidës, i pyetur se si e vlerësonte paraqitjen e ekipit në mbrojtje ku ishin tre fubtollistët me moshë të re, ai nuk ka ngurruar të thurë elozhe për ta.

“Është e vërtetë që kemi tre të rinj në mbrojtje, por kanë cilësi dhe sot e kanë treguar. Jemi një skuadër e fortë në aspektin mbrojtës.

Mirante ka bërë vetëm një pritje gjatë gjithë ndeshjes, të tre mbrojtësit e qendrës u sollën mirë”, deklaroi trajneri. /vipsport/