Arritje e madhe për Vinicius Jr. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, përtej hidhërimit për barazimin 2-2 në Valencia, sulmuesi brazilian festoi paraqitjen e tij të 250-të me fanellën e Real Madrid.
“Jam shumë i lumtur, – tha sulmuesi për mediat zyrtare. – Po realizoj ëndrrën time, që është të luaj sa më shumë ndeshje me Real Madrid. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të luaja kaq shumë”.
“Por nuk ka mbaruar këtu. Unë dua të vazhdoj të shkruaj historinë e këitj klubi dhe të jem ndër lojtarët më të mirë që kanë veshur këtë fanellë“, tha 23-vjeçari Brazilian, që luan me madrilenët që prej vitit 2018.
Në 250 ndeshje zyrtare, ai ka realizuar 73 me “los blancos”. Këtë sezon, ai ka realizuar 14 gola dhe 7 asist në 25 ndeshje zyrtare. Gjatë këtyre viteve, ai ka fituar 10 tituj me Real Madrid: 1 Champions League, 2 Kupa të Botës për klube, 1 Superkupë Europiane, 2 kampionate, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa.
Braziliani ka grumbulluar 168 në La Liga, 50 në Ligën e Kampionëve, 20 në Kupën e Mbretit, tetë në Superkupën e Spanjës, tre në Kupën e Botës për Klube dhe një në Superkupën e Europës. Vinicius ka një kontratë deri në vitin 2027 me Real Madrid./telesport/