Një skandal i ri është në horizont në Angli pasi dy futbollistë të Ligës Premier thuhet se u arrestuan nën akuzën e përdhunimit.Për momentin dihet vetëm se të dy janë 19 vjeç dhe se luajnë për të njëjtin klub në kampionatin elitar të futbollit anglez.

Ata janë arrestuar në stadiumin e klubit të tyre dhe deri më tani nuk janë bërë të ditur zyrtarisht as klubi dhe as përfaqësuesit e lojtarëve.Sipas The Sun, lojtarët u arrestuan pasi një vajzë e paidentifikuar i denoncoi për përdhunim, i cili siç ka deklaruar ka ndodhur të premten.

Njëri prej futbollistëve u arrestua me dyshimin se kishte përdhunuar një vajzë dhe një tjetër pasi e kishte ndihmuar atë. Pas pagesës me kusht, të dy u lanë të lirë për t’u mbrojtur. Ky është i fundit në një sërë skandalesh që kanë tronditur futbollin anglez vitet e fundit.

Kujtojmë se në vitin 2016 Adam Johnson u dënua me gjashtë vjet për përdhunimin e një vajze 15-vjeçare, në vitin 2022 Benjamin Mendy dhe Mason Greenëood u dyshuan për përdhunim, por në fund ata dëshmuan pafajësinë e tyre. Vitin e kaluar, Ivan Toney u përjashtua nga futbolli për tetë muaj për shkak të basteve, ashtu sikurse Sandro Tonali. /Telegrafi/