Skënderbeu vijon të ketë merkaton e bllokuar. Një faximile e nxjerre nga sistemi TMS të FIFA vërteton se korçarët nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj në merkato, edhe pse te bardhekuqtë janë afruar tre emra të rinj në janar.
Mësohet se korçarët janë bllokuar për çështjen Shqiprim Taipi, ish-mesfushorin që u largua në verë, bën me dije shtypi i shkruar.
Edhe pse lojtari dhe klubi njoftuan se gjithçka ishte zgjidhur me konsensus, duket se janë pagat e prapambetura ato që kanë shtyrë lojtarin aktual të Kukësit t’I drejtohet FIFA-s.
Tanimë lojtari ka marrë të drejtë për pagat e padhëna nga Skënderbeut, me FIFA që ka bllokuar merkaton e korçarëve. Edhe pse çështja duket se mund të zgjidhet së shpejti dhe me qetësi, fakt është se në Korçë janë befasuar nga një gjë e tillë.