Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFIFA 'trondit' kampionatin shqiptar, bllokohet merkato e klubit të Superiores

FIFA ‘trondit’ kampionatin shqiptar, bllokohet merkato e klubit të Superiores

Teuta duket se po noton në ujëra të turbullta. Pas fitimit të titullit kampion para dy sezonesh, situata është përmbysur tërësisht në edicionin që lamë pas.

Newsport.al ka mësuar se merkato e “Djemve të Detit” është bllokuar. Siç shihet në sistemin “TMS” të FIFA-s, durrsakët s’mund të lëvizin në këtë sesion të merkatos për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.

Deri tani te Teuta janë larguar katër lojtarë, ku vlen të përmendet Albano Aleksi që zgjodhi Tiranën. Gjithashtu nga durrsakët zgjodhën bashkëpunimin me konsensus Ivanoviç dhe Todorovski.

Nuk dihet arsyeja se pse Teutës i është bllokuar merkato nga FIFA. Fakt mbetet se “Djemtë e Detit” aktualisht s’mund të lëvizin pa marrë dritën jeshile nga organi më i lartë i institucionit të futbollit botëror.

Teuta e mbylli këtë sezon që lamë pas në vendin e gjashtë me 50 pikë, duke mbetur jashtë Kupave të Europës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments