Pak kohë më parë, Nejmar po mundohej me çdo kusht të largohej nga PSG dhe të kthehej te Barcelona. Por situata ka ndryshuar plotësisht dhe tashmë duket se braziliani është gati të zgjatë marrveshjen që ka me klubin francez, e cila përfundon në vitin 2022.

Mediat franceze raportojnë se Nejmar e ka kuptuar që do të jetë e vështirë të gjejë një klub tjetër që të plotësojë kërkesat e tij financiare, aq më pak Barcelonën e cila është në telashe të mëdha financiare.

Ndaj ai u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, nëpërmjet përfaqësuesve të tij, se është gati të firmosë një marrëveshje të re afatgjatë.

Braziliani ka bërë të ditur gjithashtu se është i gatshëm të bëjë rolin e “menaxherit” për të ndihmuar klubin të rekrutojë lojtarë të tjerë për të përforcuar radhët e tij në të ardhmen.

Megjithatë, nga PSG nuk i ka ardhur ende asnjë sinjal, pasi ai nuk cilësohet si prioritet për klubin.

Prioriteti është Mbape, i cili është më i rëndësishëm se braziliani sipas klubit dhe kontrata e tij është gjithashtu në mbarim në vitin 2022. /vipsport/