Pas Çezare e Paolo, kapitenë dhe legjenda të ngjyrave kuqezi, ka ardhur sot edhe debutimi historik në Serinë A te Milani i Daniel Maldini, mesfushorit ofensiv i datëlindjes 2000.

Një dinasti e tërë e kësaj familje që ka prodhuar kampionë të mëdhenj të futbollit, një lojtar i pritur me duartrokitje në stadium për atë që përfaqëson, përtej barazimit zhgënjyes ndaj Veronës.

Debutim që vinte 3899 ditë pas ndeshjes së fundit që babai i tij Paolo kishte luajtur për kuqezinjtë, debutues në vitin 1985 me këto ngjyra. Ndërsa gjyshi Çezare vetë kishte debutuar në vitin 1954.

Më i riu i dinastisë së njohur futbollistike hyri në fushë vetëm në minutën e 93-të të sfidës dhe nuk pati mundësinë për të treguar shumë vlerat e tij përveçse përkëdheli me kokë një harkim në zonë në fundin e sfidës.

Por në këtë rast vëmendja ishte thjesht te fakti se vazhdonte dinastia e lavdishme e kuqezinjve e jo te ajo që do të prodhonte në fushën e lojës, pasi për të padyshim do të ketë kohë në dispozicion në vijim për të treguar vlerat. /vipsport/