Kapiteni i kombetares shqiptare Elseid Hysaj sot ka festuar 26 vjetorin e lindjes dhe kuptohet qe ka marre shume e shume mesazhe urimi.

Por njeri prej tyre ndoshta ka qene me i veçanti, ai i te atit- Gezimit. Ky i fundit ka postuar ne rrjetet sociale bashke me Elsin dhe poshte saj shkruan: “Edhe 100 vite kampioni jem”.

Ne fakt ka pse te krenohet me te birin dhe jo me kot e quan “kampion”. Gezimi ka emigruar pas viteve ’90 ne shtetin fqinj dhe atje duke bere pune nga me te ndryshmet, ka njohur nje menaxher futbolli te cilit i ka kerkuar ta sistemoje te birin diku.

Dhe ne moshen 14 vjeçare Elsi udheton drejt vendit fqinj, aty ku ka shkelqimin ne karrieren e tij duke debutuar fillimisht me Empolinin ne Seria A dhe tashme me Napolin.