Java e 20 e Superiores ka vazhduar në pasditen e sotme, atje ku Kukësi ka fituar me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Flamurtarit, ndërsa Tirana ia doli ndaj Teutës 2-1.

Ndërkohë më herët ishte Partizani që nuk gaboi në transfertë ndaj Luftëtarit në shifrat 0-3. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport” menjëherë pas përfundimeve të këtyre ndeshjeve:

“Djemtë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë sot. Golin e parë e kemi dhuruar me gabimin e portierit, por ky është futbolli. Ndikoi edhe dalja me të kuqe e Cyrbjes, që e la skuadrën për shumë minuta me një lojtar mangut.

Nuk është se e kishim mbingarkuar emocionalisht ekipin. Aleksi është nervoz dhe ka grintë edhe në stërvitje. Sa i përket Cyrbjes ishte e pafalashme ajo dalja me karton të kuq. Por ai është simulim për mua nga Kale.

Atij bravo i qoftë, por është turp. Do të jetë një ndër shfaqjet e aktorëve kjo e Kales, megjithëse e dënoj edhe gjestin e Cyrbjes. Madje edhe te goli i parë i Ngos më duket e dyshimtë për pozicion jashtë loje”-ka thene Martini.