Lionel Samba nuk do të jetë më pjesë e Bylisit, që e ka lënë të lirë mbrojtësin francez.

“Divorcin e ka zyrtarizuar vetë Samba përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Sot (dje?) përfundova aventurën me Bylisin, ku fitova edhe titullin e parë kampion në karrierën time.

Dëshiroj që të falënderoj presidentin e klubit Besnik Kapllanaj për besimin e madh që pati tek unë. Faleminderit të gjithë klubit, trajnerit lojtarëve dhe tifozëve. Ju uroj një sezon të mirë, ndërsa mua më pret një aventurë tjetër e mirë”.