Ndeshja e se shtunes ne mes Veleçikut dhe Shenkollit eshte shoqeruar nga nje tension i madh ku ajo qe binte ne sy ka qene sidomos acarimi i madh i futbollisteve miq.

Presioni qe ata kishin ne lidhje me situaten e krijuar rreth tyre, u kerkonte te merrnin fitoren me çdo kusht dhe kur e pane se nuk po ia arrinin, filluan te perdornin mjete te tjera.

Nderhyrje shume te renda qe u ndeshkuan me kartona te kuq nga ana e arbitrit per dy prej futbollisteve te kesaj skuadre, por ne fakt, numri i tyre mund te kishte qene edhe me i madh.

Klubi nga qyteti i Koplikut ka postuar së fundmi një video të tensionit, ku bie në sy një veprim i një prej futbollistëve të Shënkollit që rrëzon përtokë njërin prej lojtarëve të skuadrës së Veleçikut.