Izmir Smajlaj, rekordmeni absolut në Shqipëri në garat e kërcimit së gjati vazhdon të shkëlqejë edhe në arenën ndërkombëtare.

Medalja e artë në Europianin e shteteve të vogla, të zhvilluar në Lihtenshtejn, ishte vetëm përgatitja përpara Kampionatit Europian që do të nisë në Berlin në muajin gusht.

Në një intervistë për “Supersport” ai ka folur për këtë garë por edhe për ato që do të vijnë më pas:

“Për mua ka rëndësi vendi i parë, jo rezultati. Shpresoj ta konfirmoj prapë veten sërish si kampion i Europës.

Do punojmë fort bashkë me trajnerin Ruli në dy muajt e mbetur deri në garat që do të zhvillohen në Berlin”.
© shkodrasport.com