...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFilip Guraziu: Procesi i privatizimit të Vllaznia ka avancuar. Vullneti për këtë...

Filip Guraziu: Procesi i privatizimit të Vllaznia ka avancuar. Vullneti për këtë gjë ka ekzistuar gjithmonë

Prej kohesh flitet per privatizimin e Vllaznise, proces ky qe konsiderohet shume i rendesishem per te ardhmen e kesaj skuadre e cila ne vitet e fundit ka kaluar momente te veshtira, madje duke rene edhe ne kategorine e pare.

Por perpjekjet per privatizim nuk kane munguar nga ana e Bashkise Shkoder. “Panorama Sport” ka intervistuar disa nga anetaret e Keshillit Bashkiak, institucion qe do te vendose ne fund per kete proces.

Njeri prej tyre eshte nje emer shume i njohur: Filip Guraziu. Ish- basketbollisti i Vllaznise qe mban titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit” , njekohesisht dhe nje ish- kryetar Bashkie i Shkodres ne fillimin e viteve ’90. Ai eshte edhe anetar i komisionit te sportit prane Keshillit Bashkiak Shkoder aktualisht dhe po ashtu eshte nje njohes i mire i ligjeve dhe rregullave dhe ne lidhje me privatizimin e klubit te futbollit eshte shprehur:

“Bashkia e Shkodrës punoi shumë gjatë kësaj periudhe për të qenë transparente në punën e vet dhe për të ndërtuar procedurat e nevojshme për privatizimin e klubit.

U bë vlerësimi i aseteve, nxjerra e vlerës së aksioneve dhe mendoj se tani gjithçka është gati. Kryebashkiakja Ademi dhe stafi i saj përherë kanë shprehur vullnetin që të bëjnë sa më parë të mundur kalimin e klubit te privati.

A mund të ishte bërë më herët? Kjo pastaj do të ishte diçka tjetër. Por nga Bashkia Shkodër nuk ka munguar asnjëherë vullneti për ta privatizuar Vllazninë”, deklaroi Guraziu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.