Akoma ka shumë dilema mbi vazhdimësinë e këtij sezoni futbollistik, për shkak të pandemisë së COVID-19. UEFA deri më tani u ka lënë afat klubeve që deri më 3 gusht t’i kenë mbyllur të gjitha aktivitetet, por në Itali është raportuar shpesh se ky kampionat mund të luhet edhe deri në tetor.

FSHF njofton se javën e ardhshme do të ketë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe zbulon edhe temën për të cilën do diskutohet.

“Qeveria e futbollit europian ka thërritur javën e ardhshme një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretarëve të Përgjithshëm për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në lidhje me impaktin e shkaktuar nga pandemia Covid-19 në futbollin europian.

Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet në datën 23 Prill, dhe kjo mbledhje do të jetë menjëherë pas sesionit informues me Sekretarët e Përgjithshëm të 55 Federatave anëtare të UEFA-s që do të zhvillohet të martën në 21 Prill.

Takimi do të përqendrohet te planet për kompeticionet vendase dhe kompeticionet evropiane”, shkruhet në njoftimin e bërë nga FSHF, ndërkohë që sikurse dihet, Armand Duka është pjesë e Komitetit Ekzekutiv. /abcnews/