Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë. Kjo në duelin kundër Egnatias, të zhvilluar ditën e mërkurë në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje ku kuqeblutë nuk zhvilluan ndonjë lojë për tu duartrokitur.

Por në minutat e fundit kur ekipi u prezantua me dy sulmues, skuadra u tregua me të vërtetë e rrezikshme. Kjo duke sjellur aksione të rrezikshme dhe po ashtu golin e barazimit në minutën e fundit të ndeshjes. Gol që erdhi nga Ardit Hoxhaj, pas një krosimi shumë të bukur të Latifit. Dhe po ashtu minutat e fundit e kënaqën edhe spektatorin shkodran.

Dhe këtë duan edhe tifozët dhe ambienti i futbollit në Shkodër. Që skuadra të guxojë dhe të jetë sulmuese në këtë moment të kampionat. Duke nisur që nga kjo e dielë ku sërish kundërshtar do jetë Egnatia, në një finale për një vend në Europë.

Të gjithë duan nga trajneri Sedloski të jetë më i guximshëm. Po ashtu të tentojë një skemë me dy sulmues. Siç ndodhi në minutat e fundit në kupë, ku u pa qartë se skuadra ishte e rrezikshme me dy sulmues në majë.

Një gjë e tillë kërkohet edhe edhe në vijim , madje duke e nisur formacionin startues me dy të tillë. Pak rëndësi ka se kush do jetë në dyshen e sulmit, por ekipi të ketë mentalitetin sulmues që e karakterizon historikun e Vllaznisë.
Endri ÇINARI