Lorenc Jemini, ish-gjyqtari i FIFA-s, ka shpjeguar në studion e “Procesi Sportiv” se ngjarja e ndodhur në stadiumin e Kukësit ku u godit me shishe Tedi Cara, është menaxhuar keq nga gjyqtari. Sipas tij, ai duhej të ndërhynte dhe situata nuk duhej të kalohej aq në normalitet për një ngjarje kaq të rëndë.

Në atë minutë ndeshja duhet të mbaronte, nuk ka futboll më. Po të shohësh raste analoge në kampionatet europiane, është ndaluar loja kur një lojtar është goditur me një gotë birre, është ndaluar loja për një monedhë.

Ajo që më bën përshtypje është se jemi mësuar me këto se themi ‘një shishe e vogël ishte’. Në Fier është qëlluar tre vite më parë me një shishe një kilëshe e gjysmë vijërojtësi, ra në tokë e vazhdoi loja. Na është bërë ‘shiko se nuk e gjeti gjë’.

Ajo që e rëndon më shumë është që si ka mundësi që aty hidhen. Ka hedhur edhe të tjera po i njëjti person, komentatori thoshte është i njëjti që hodhi shishen e mori dhe pinte ujë Skuka. Gjatë ndeshjes mund të jenë hedhur shishe disa herë.

Unë shoh një pasivitet të thellë nga gjyqtarët, se hidhet një, ndalohet loja dhe jepet mesazh. Nëse përsëritet ndalon loja, nuk ka më futboll. Atë e ka arbitri në dorë. Zoti i fushës është arbitri dhe vendimin e merr pa pyetur asnjeri”, shpjegoi Jemini.