Vllaznia e futbollit te femrave eshte e fokusuar maksimalisht tek sfida e se merkures ndaj Vorskla Kharkiv-2, e para e fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League”, e cila do te luhet ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka zhvilluar pasditen e sotme seancen e rradhes stervitore ne fushen sportive te Golemit, nderkohe qe me pas eshte akomoduar ne nje nga hotelet ne periferi te qytetit.

Presidenti Lazer Matija ka vendosur qe ta grumbulloje skuadren dy dite para ndeshjes per te krijuar tek futbollistet frymen e grupit dhe rritjen e vemendjes tek futbollistet per sfiden ndaj kundershtareve te tyre nga Ukraina.

Nderkohe mesohet se diten e neserme, Vllaznia do ta zhvilloje seancen e fundit te kesaj pragndeshje, pikerisht ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe do t’i drejtohet serish hotelit ku do te qendroje deri dy ore para ndeshjes te se merkures.

Kujtojme qe te dyja ndeshjet e ketij turi, me nje marreveshje ne mes dy ekipeve do te luhen ne Shkoder, fillimisht me date 21 shtator (ndeshje qe duhej te ishte luajtur ne Ukraine) e me pas, ajo e kthimit me 28 shtator.

Per ndeshjen e se merkures, siç kemi bere te ditur, do te arbitroje nje treshe nga Bullgaria me kryesore Kristina Georgieva dhe asistente te saj Pavleta Rashkova dhe Ekaterina Marinova./SHKODRA-SPORT.COM/