Superiorja po shkon drejt fundit dhe kanë mbetur vetëm pak dilema për t’u zgjidhur. Partizani ka fituar kampionatin, ndërsa Europa dhe mbijetesa mbeten ende pezull. Kukësi i vendit të dytë duelon me Teutën për pozitën e nënkampionit, ndërsa Flamurtari dhe Laçi janë gati të përfitojnë.

Verilindorët kanë një sfidë prestigji kundër Partizanit. “Demat” do të marrin dhe do të festojnë trofeun ditën e sotme. Teuta ka gjithashtu një sfidë shumë të vështirë kundër Kastriotit. Një takim që gërshetohet dhe me mbijetesën.

Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë, ndërsa një fitore apo barazim i i durrsakëve me shumë mundësi rrëzon Kastriotin nga Kategoria. Nga krahu tjetër, vendasit do të luajnë gjithçka për gjithçka me sytë nga Laçi.

Aty ku kurbinasit presin Tiranën në një duel zjarri! Vendasit duan fitore për Europën, ndërsa miqtë duhet të bëjnë gjithçka të marrin pikë, pasi një humbje e kombinuar me fitoren e Kastrioti i hedh nga Kategoria. Çmenduri!

Sfida më e qetë është ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Luftëtarit. Korçarët dhe gjirokastritët i kanë arritur objektivat e tyre sezonale./telesport/