Do të jetë 42-vjeçari slloven Damir Skomina ai që do të gjykojë finalen e UEFA Champions League, që do të luhet të shtunën e 1 qershorit në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Derbi anglez Liverpul-Totenhem i është besuar pikërisht atij, ndërsa asistentë do të jenë Jure Praprotnik dhe Robert Vukan. Skomina është një nga arbitrat me shumë përvojë në arenën ndërkombëtare. Arbitër i katërt është vendosur të jetë spanjolli Antonio Mateu Lahoz.
VAR-i do t’u besohet holandezëve Dani Mekkeli dhe Pol van Bokel, si dhe gjermanëve Feliks Zvajer dhe Mark Borsh. / Vipsport/
