Ndonëse Vllaznia nuk ka zyrtarizuar ende “divorcin” me Edon Hasanin, transferimi i tij te skuadra e Sepahan është çështje e mbyllur dhe futbollisti jo vetëm ka firmsosur me klubin iranian por edhe ka dalë në stërvitje sot me të.Futbollisti shkodran është paraqitur sot në stërvitje me shokët e tij të skuadrës, duke zhvilluar fillimisht përgatitje indivuidale, para se të takohej me trajnerin Zlatko Kranjcar, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe kombëtaren e Kroacisë e Malit të Zi, apo edhe klube të njohura si Dinamo e Zagrebit. Hasani ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm me shpejtësi dhe me sa duket atje ka mbërritur edhe kartoni i transferimit ndërkomëbtar pasi mediat iraniane raportojnë se ai mund të jetë gati për t’u aktivizuar që në ndeshjen e të premtes që Sepahan luan kudnër Saipa.

Merkatoja e dirmit në Iran hapet me 19 dhjetor dhe Hasani është regjistruar te klubi i ri që në ditën e parë të saj.

Mes procedurave të ndryshme që i është kërkuar të kryejë lojtarit, ka qenë edhe vendosja e shenjave të gishtërinjve për plotësimin e dokumentave të leje-qëndrimit të tij në Iran.

“Jam i lumtur që kam ardhur te skuadra më prestigjioze në Iran”, ishin fjalët e vetme që tha Hasani pasi hodhi firmën në kotratë, ndërsa pozoi për aparatin fotografik duke treguar pikërisht këtë detaj të veçantë të nënshkrimit të dokumentacionit të tij.visport.al