“San Siro” do të presë finalen e Champions League në vitin 2026 ose 2027. Kështu ka deklaruar zëvendëssekretari i UEFA-s, italiani Giorgio Marchetti, për mediet italiane.

“Finalja e Champions League në Milano në vitin 2026 apo 2027? Ka shanse të mira, në fund të fundit, San Siro, pavarësisht se nuk është stadiumi më modern, është një ikonë e futbollit ndërkombëtar, i njohur nga të gjithë sportistët, veçanërisht nga tifozët e futbollit.

Vendimi përfundimtar duhet të merret në fund të majit. Italia është e angazhuar në procesin e kandidimit, do të shohim se si do të përfundojë”-deklaroi Marchetti.