Po luan si titullar me Veronen ne Seria A, te henen debutoi edhe me kombetaren e te rriturve te Shqiperise dhe per futbollistin shkodran Marash Kumbulla, e ardhmja e tij duket se do te jete ne nivele te larta

Ai është talenti që po bën jehonë të madhe te Verona. Në Seria A pas ndeshjeve fantastike të zhvilluara në prapavijë arriti të shënonte edhe ndaj Sampdorias. Ne keto rrethana, me shume siguri 19 vjeçari shume shpejt do te nderroje skuader ne futbollin italian.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi mbetet objektivi kryesor i Fiorentinës për ta transferuar në janar. Por nga ana tjetër do të jetë e vështirë të bindet Verona.

Po ashtu, keto dite po flitet edhe per mundesine e kalimit te tij tek Napoli. E rendesishme mbi te gjitha eshte se Kumbulla tashme eshte ne treg dhe nese vazhdon me keto paraqitje, me siguri qe ekipi i ardhshem i tij do te jete i nje niveli me te larte.

Ky padyshim qe eshte nje sukses per kete futbollist shqiptar qe ka arritur te beje mire deri tani duke fituar gjithçka me mund e djerse.