Vllaznia ben nje tjeter goditje ne merkato. Ashtu siç pritej, me klubin shkodran ka firmosur sulmuesi boshnjak Haris Dilaver. Ai ka mberritur qe dje ne Shkoder dhe pas bisedimeve me drejtuesit, ka ardhur edhe firma ne kontrate.

Siç behet e ditur nga vete kuqeblute, kontrata me te eshte njevjeçare dhe ata shpresojne qe me kete afrim te kene mbyllur edhe problemet qe kane patur ne repartin ofensiv.

Sulmuesi boshnjak eshte 30 vjeç dhe ka nje pervoje aktivizimi me disa skuadra, premton te beje me te miren per Vllaznine e cila sivjet pritet te kete objektiva te tjera ne sezonin e ri.

Ja njoftimi i Klubit Vllaznia per perforcimin e fundit ne merkato:

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me qendërsulmuesin Haris Dilaver. Shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për skuadrën me lojën dhe golat e tij. Me këtë futbollist tashmë është plotësuar edhe reparti i sulmit dhe Vllaznia është gati për startin e sezonit.
Mirë se erdhe Haris Dilaver!”