
Përveç prezantimit të tre blerjeve të para të Vllaznisë në këtë merkato, ceremonia e djeshme e organizuar nga drejtuesit e klubit shkodran, ka shërbyer edhe për t’I dhënë udhë zyrtarisht binjakëzimit në mes dy klubeve, Vllaznisë dhe Zetës. Drejtuesit e tyre kishin ditë që kishin rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë megjithatë vetëm dje, zyrtarisht dhe para mediave është bërë firmosja e kësaj marëveshje. “Ne sot po konkretizojmë jo vetëm tre afrime të lojtarëve malaez me shumë stazh në ekipin e tyre, por edhe po konkretizojmë një bashkëpunim dhe një binjakëzim mes klubit tonë dhe atij të Zetës. Unë dua të falenderoj për këtë homologun tim malazez që bëri të mundur këtë binjakëzim” -ka thënë Çela. Ndërkohë zëvendëspresidenti I Zetës, Branislav Vukiçeviç shprehet: “është një gjë e mirë që dy klube të bashkëpunojnë në mes tyre në mënyrë që t’I shërbejnë njëri- tjetrit. Unë shpresoj se afrimet e këtyre tre lojtarëve të jenë në të mirë të ekipit të Vllaznisë. Vetë vlerat e këtyre lojtarëve dhe eksperienca e tyre do ta ndihmojë këtë skuadër që të arrijë ato objektiva që klubi ka për sezonin e ardhshëm dhe pse jo edhe për ato pjesmarrje në kupat e Europës që ky klub dëshiron që të ketë në fund të sezonit tjetër”. Në këtë mënyrë, mes dy klubeve nis kështu një histori e re bashkëpunimi.
www.shkodrasport.com
Presidenti i Vllaznise Agron Çela me zevendespresidentin e Zetes sot pas nenshkrimit te marreveshjes per binjakezim mes dy klubeve