Adolf Selmani është larguar nga Laçi. Kurbinasit luajnë sot në transfertë me Vllazninë për Kupën e Shqipërisë, ndërsa mbrojtësi I ka dhënë lamtumirën kurbinasve.

Prej dy sezonesh, shtatëlarti ka qenë pjesë e formacionit, ndërsa ka zhvilluar 31 ndeshje. Shtypi i shkruar bën me dije se lojtari është larguar përfundimisht, duke mos qenë pjesë e bardhezinjve.

Selmani prej disa sezonesh ka qenë pjesë e kurbinasve, duke fituar edhe Kombëtaren Shpresa falë paraqitjeve të mira.

Lojtari ka disa javë që mungon për Shpëtim Duron si pasojë e një dëmtimi, ndërsa duket se ka gjetur tjetër destinacion.

Pak orë para ndeshjes me Vllazninë, te Laçi vjen “firo” e radhës, megjithëse kurbinasit nuk kanë zyrtarizuar asgjë./newsport/